Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital , kardiologu, Daut Gorani ka folur për ndikimin e stresit dhe faktorëve të tjerë të jetesës moderne në shëndetin e zemrës. Sipas tij, stresi është bërë një nga armiqtë më të mëdhenj të shëndetit kardiovaskular, pasi jeta e shpejtë, obligimet e shumta dhe presionet ekonomike po e bëjnë popullatën gjithnjë e më të ekspozuar ndaj problemeve të zemrës. “Stresi çdo ditë është më i pranishëm te popullata, jeta aktive, hiperdinamike, obligimet e shumta, krizat ekonomike, etj”, ka theksuar Gorani. Në mesin e faktorëve të tjerë që ndikojnë negativisht në shëndetin e zemrës, Gorani ka veçuar konsumin e duhanit dhe sëmundjen e diabetit, të cilat sipas tij mbeten ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të arterieve koronare. Gjithçka që duhet të dini për shëndetin e zemrës në podcastin "Shëndeti në rend të parë" me Daut Goranin “Në anën tjetër është konsumi i duhanit, i cili është shumë i pranishëm te popullsia fatkeqësisht. Është një numër i madh që konsumojnë duhan vend e pa vend, kohë e pa kohë dhe kjo natyrisht që shkakton pasojat e veta në arteriet koronare”. Ai thekson se diabeti është një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut, me pasoja të drejtpërdrejta në zemër dhe sistemin e qarkullimit të gjakut: “Diabeti është një nga faktorët e mëdhenj të rrezikut me të gjitha komplikimet përcjellëse”. Për më shumë ndiqeni podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë”: - YouTube www.youtube.com