Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Gjatë takimit, diskutimet u fokusuan në zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë edhe çështjet që lidhen me sigurinë. Në këtë kontekst, Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar. “Si gjithnjë, rikonfirmoj përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, ka theksuar Osmani. Ajo gjithashtu vlerësoi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Partneriteti me SHBA-të është strategjik e thelbësor për suksesin e Kosovës”, tha Osmani. /Telegrafi/