"Mirëmengjes", Rama ndan pamjet mahnitëse të Valbonës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur ditën e sotme me një urim për qytetarët përmes rrjeteve sociale. Ai ka shpërndarë një mesazh të ngrohtë, të shoqëruar me pamjet e bukura të Valbonës, një nga destinacionet më të njohura malore dhe turistike të Shqipërisë. Në postimin e tij, Rama shkruan: “MIRËMËNGJES dhe me bukurinë mahnitëse të Valbonës, ju uroj një ditë të mbarë ” Postimi i kryeministrit vjen si një promovim i turizmit të brendshëm dhe i vlerësimit të natyrës shqiptare, duke nxjerrë në pah rëndësinë e pasurive natyrore për qytetarët dhe vizitorët. /Telegrafi/