Mbrëmë (e mërkurë), Atalanta mori një fitore të madhe 0-1 në udhëtim te Olympique Marseille në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht fitores së madhe të ekipit italian, ajo ishte shumë e stuhishme, dhe rolin kryesor e luajtën trajneri Ivan Juric dhe ylli i skuadrës, Ademola Lookman. E gjitha ndodhi kur Juric bëri një zëvendësim, duke larguar Lookmanin dhe inkuadruar në lojë Yunus Musah dhe këtë moment e kapën kamerat. Clima sereno na Atalanta: Juric, conhecido por ser um brigão, discutiu forte com Lookman à beira do gramado. pic.twitter.com/w46tgDucYt — Calciopédia (@calciopedia) November 5, 2025 Lookmanit nuk i pëlqeu zëvendësimi dhe, ndërsa po ecte drejt stolit, i tha diçka Juricit. Trajneri kroat i kapi dorën me forcë dhe i tha diçka me tone të ashpra, por diskutimi i mëtejshëm u ndërpre nga anëtarët e stafit të ekipit të Atalantës. Sipas Sky Sport Italia, debati midis futbollistit nigerian dhe trajnerit kroat vazhdoi edhe pas ndeshjes. Megjithatë, Juric u përpoq ta minimizonte të gjithë incidentin duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. "Është një gjë e zakonshme, ne e komentojmë çdo javë. Kohët e fundit, e njëjta gjë ndodhi kur Kevin de Bruyne u zëvendësua te Napoli. Ka lojtarë që nuk janë të lumtur kur duhet të shkojnë në stol para përfundimit të ndeshjes, pastaj nuk reagojnë mirë. Ne merremi me gjëra të tilla në zhveshtore", tha Juric. /Telegrafi/