Të rinjtë nga komuniteti serb zhvillojnë aksion mjedisor në Partesh

Një grup të rinjsh nga komuniteti serb janë bërë pjesë e iniciativës rinore “Air-Conic”, përmes së cilës u organizuan aktivitete për mbjelljen e pemëve dhe pastrimin e hapësirave publike në komunën e Parteshit. Kjo nismë ka pasur për qëllim krijimin e një mjedisi më të pastër, më të gjelbër dhe më të shëndetshëm për komunitetin lokal, përcjell Telegrafi. Përveç angazhimit praktik në terren, pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë më shumë për rëndësinë e kujdesit ndaj natyrës dhe mbrojtjes së mjedisit. Iniciativa “Air-Conic” është vlerësuar si një shembull frymëzues i bashkëpunimit ndërkomunitar dhe vetëdijes mjedisore që po rritet gjithnjë e më shumë në mesin e të rinjve të Kosovës. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit Youth4CleanAir, i cili financohet nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë, në partneritet me UNICEF Kosovo Programme dhe implementohet nga PEN (Peer Educators Network). / Telegrafi /