Punimet në kanalin “Ibër-Lepenc” disa zona të Mitrovicës mund të mbesin pa ujë

KRU Mitrovica njofton konsumatorët se, sipas informatave nga kompania “Ibër-Lepenc”, gjatë ditës së sotme do të zhvillohen punime në kanalin e kësaj kompanie, gjë që pritet të shkaktojë ulje të nivelit të ujit në kanal. Si pasojë, Impiantet për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balinc do të punojnë me kapacitet të reduktuar, duke mundësuar zvogëlim të shtypjes së ujit në zonat e ulëta të qytetit, ndërsa në zonat e larta dhe në fshatrat përreth mund të ketë mungesë të përkohshme të ujit të pijshëm, deri në përfundimin e punimeve, përcjell Telegrafi. Ekipet e KRU Mitrovicës janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin e furnizimit sapo të stabilizohet niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”. KRU Mitrovica falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe. / Telegrafi /