Google do të njoftojë planin e saj më të madh të investimeve ndonjëherë për Gjermaninë së bashku me Ministrin gjerman të Financave Lars Klingbeil. Gjigandi amerikan i teknologjisë tha se plani do të përfshijë ndërtimin e "infrastrukturës dhe qendrave të të dhënave". Gjithashtu, ai do të shtyjë përpara projektet inovative për përdorimin e energjive të rinovueshme. Bëhet e ditur se Google dëshiron të zgjerojë lokacionet e saj në Mynih, Frankfurt dhe Berlin. Detajet e projektit janë planifikuar të shpallen në një konferencë për shtyp së bashku me Ministrin e Financave Lars Klingbeil më 11 nëntor. /Telegrafi/