Mickoski: Rikonstruimi i qeverisë pas gjashtë dhjetorit

Kryeministri Hristijan Mickoski sot tha se rikonstruimin i Qeverisë prtitet të bëhet pas gjashtë dhjetorit, pra pas kongresit të OBRM-PDUKM-së. Ai tha se VLEN nuk do të ketë më shumë hapësirë në Qeveri. "Fakti që Mexhiti tani do të jetë kryetar bashkie nuk do të thotë që partneri ynë i koalicionit do të ketë më shumë portofole. Kam një mendim të lartë për Bekim Saliun, por kjo nuk do të thotë se ai do të ketë më shumë hapësirë në kabinetin qeveritar. Tani jemi të përqendruar në Kongresin më 6 dhjetor në Kavadar, pastaj në formimin e një strukture partiake, komitetit ekzekutiv dhe strukturave të tjera, dhe ndërkohë do të mendojmë për ndryshimet e kuadrit në Qeveri. Unë jam mandatar, është e natyrshme që unë do të kem fjalën e fundit. Një rikonstruim qeveritar nuk bëhet vetëm për të rikonstruar qeverinë. Duhet të mendojmë me kujdes nëse kjo zgjidhje e re e kuadrit do të jetë më e mirë se ajo e mëparshmja. Është një proces i një analize të mirë. Jam i gatshëm të flas me të gjithë aktorët e qeverisë dhe t'i dëgjoj ata. Kushdo që vjen në një pozicion duhet të ofrojë një program më të mirë, të sjellë rezultate më të mira se paraardhësi. Nëse vendosim një emër që nuk e ka këtë, atëherë rikonstruimi është një mashtrim", tha Mickoski. /Telegrafi/