Aktorja Jennifer Lawrence zbuloi pse refuzoi të punësonte një koordinatore për skenat intime gjatë xhirimeve të dramës së re psikologjike "Die My Love" me Robert Pattinson. Konkretisht, ndërsa u shfaq në podkastin Las Culturistas, Lawrence shpjegoi se si ndihej plotësisht e sigurt duke filmuar skena eksplicite me kolegun e saj 39-vjeçar. "Nuk kishim një koordinator për skenat intime, dhe edhe nëse kishim, nuk përdornim një. Ndihesha vërtet e sigurt me Pattinson. Ai nuk është pervers dhe është shumë i dashuruar me partneren e tij Suki Waterhouse", tha ajo. Lawrence tha se ata ndërtuan një marrëdhënie besimi në shesh xhirimi dhe se e kalonin pjesën më të madhe të kohës duke folur për fëmijët dhe marrëdhëniet. Foto: Getty Images "Nuk ka pasur kurrë atë mendimin e çuditshëm: 'A mendon ai se më pëlqen?' Nëse do të kishte edhe dyshimin më të vogël, ndoshta do të kërkoja një koordinator. Shumë aktorë meshkuj ofendohen nëse nuk do të flesh me ta, dhe pastaj fillojnë të të ndëshkojnë. Ai nuk është i tillë", tha ajo. Roli i saj në filmin "Die My Love" me regji të Lynne Ramsay mori vlerësime kritike dhe spekulime për një nominim për çmimin Oscar. Aktorja shfaqet gjithashtu nudo në film, dhe ajo shpjegoi se i filmoi këto skena ndërsa ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. "Nuk më intereson lakuriqësia. Nuk jam e ndjeshme për këtë. Doja që Lynne të kishte liri të plotë artistike", tha ajo. Foto: Michael Buckner/Variety Lawrence tha se ajo dhe Robert Pattinson duhej të performonin një valle interpretuese nudo në film. "Regjisorja Lynne Ramsay vendosi të na sfidonte gjatë provave. Unë dhe Roberti duhej të shkonim së bashku në mësimet e vallëzimit interpretues. Të dy jemi shumë të turpshëm dhe nuk e njihnim mirë njëri-tjetrin në atë kohë, kështu që ishte shumë e sikletshme", tha ajo. Lawrence zbuloi gjithashtu se si e fitoi rolin. "Martin Scorsese na e solli këtë projekt pasi e lexoi librin në klubin e tij letrar, gjë që më pëlqen shumë. Ai tha që unë duhet të luaja rolin kryesor. Kur e lexova librin, mezi mund ta imagjinoja si film, por nuk kisha ndërmend ta refuzoja", tha ajo. /Telegrafi/