Vrasja e dy vëllezërve në Golluboc, policia po kërkon të dyshuarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golluboc të Malishevës, ku dyshohet se dy vëllezër janë vrarë nga një person. Sipas informatave të para nga Policia e Kosovës, i dyshuari që ka vrarë të dy personat është dhëndër i tyre, ndërsa është i fshatit Sankovc i komunës së Drenasit. Policia e Kosovës me Njësinë K9 është vënë në kërkim të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve, raporton Telegrafi. Dorasi dyshohet se kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të marrë gruan e tij, derisa pak ditë më parë dy viktimat kishin varrosur babanë e tyre. Ai është arratisur dhe po kërkohet nga policia aktualisht. / Telegrafi /