Një mjek është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohet për ngacmim seksual. Mjeku Sinan.M, u denoncua nga emisioni investigativ ‘Stop’, teksa ka ngacmuar seksualisht një paciente e cila kishte shkuar për një vizitë mjekësore. Siç raportojnë mediat në Shqipëri , pas vizitës, mjeku kërkon që të krijojë raporte personale me pacienten e më pas ka kaluar në prekje fizike e deri tek propozime seksiste. “Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan shtetasin S. M., 56 vjeç, me profesion mjek, pasi shfaqet në pamje të transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, duke ngacmuar seksualisht, një shtetase”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /NOA/