Britani e Madhe, dorëzohet personi i liruar gabimisht nga burgu

Policia e qarkut Surrey në Britani të Madhe ka bërë të ditur se personi i cili u lirua gabimisht nga një burg i Londrës, përsëri është në paraburgim pasi u dorëzua vetë. William Smith është dorëzuar vetë tre ditë pasi u lirua gabimisht nga burgu Wandsworth. "Ne po e anulojmë apelin tonë për të ndihmuar në gjetjen e 35-vjeçarit të kërkuar William Smith, i cili të hënën, më 3 nëntor, u lirua gabimisht nga HMP Wandsworth. Sot, Smith u dorëzua vetë në HMP Wandsworth", njoftoi policia. BBC raportoi se Smith u dënua me 45 muaj për vepra të shumta mashtrimi në Gjykatën e Kurorës në Croydon, të njëjtën ditë që u lirua. Smith ishte njëri nga dy personat e liruar gabimisht nga burgu Wandsworth ndërsa për personin tjetër, shkelësin seksual Brahim Kaddour-Cherif (24-vjeç), i cili u lirua gabimisht më 29 tetor, policia është ende në kërkim. Duke folur për BBC, ministri i Drejtësisë, Alex Davies-Jones tha se burgjet nuk do të rregullohen brenda natës, duke shtuar se sistemi është në krizë. Ndërkohë, sekretari i Drejtësisë, Robert Jenrick e quajti situatën një "rrëmujë të plotë". /Telegrafi/