Futbollisti i Kosovës dhe ylli i Juventusit, Edon Zhegrova, ka pasur një vizitë të veçantë sot në Itali, ku është surprizuar nga motra e tij, e cila ka udhëtuar për ta parë nga afër. Ajo ka ndarë një postim në Instagram, ku ka shprehur krenarinë dhe emocionet për faktin që i vëllai është pjesë e një klubi me traditë të madhe si Juventusi, duke shkruar: "Së bashku mund t'i kthejmë ëndrrat në histori". Zhegrova, i cili është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Përfaqësueses së Kosovës, u aktivizua për rreth 20 minuta në ndeshjen e fundit kundër Sportingut. View this post on Instagram A post shared by @valza.vertopi Megjithëse nuk arriti të ndikojë në rezultat, takimi u mbyll me rezultat 1–1. Vizita e motrës duket se ka sjellë një moment të ngrohtë familjar për sulmuesin kosovar, i cili vazhdon të marrë vëmendje ndërkombëtare me paraqitjet e tij në Serie A dhe në arenën evropiane. /Telegrafi/