Komuna e Gjakovës vazhdon aksionin e pastrimit të rrugëve dhe hapësirave publike

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se brigadat komunale dhe ekipet e mirëmbajtjes po vazhdojnë me aksionin e pastrimit të rrugëve dhe hapësirave publike në disa zona të qytetit. Punimet janë fokusuar në rrugët: “Nëna Terezë”, “Bardhyl Qaushi”, “Ali Hasi”, “Fehmi Agani”, “Bujar Roka”, “Vëllezërit Frashëri”, “Shefki Shasivari”, “Skënderbeu”, “Yll Morina”, “Enver Gjerqeku”, “Ali Pashë Tepelena”, “Isa Boletini”, “Qemajl Bakija”, si dhe në shetitoren e lumit Krena, përcjell Telegrafi. Ky aktivitet është pjesë e planit të rregullt të mirëmbajtjes së qytetit, me synim krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët e Gjakovës. Nga komuna është bërë e ditur se pastrimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke përfshirë të gjitha lagjet dhe hapësirat publike të qytetit. / Telegrafi /