Statistikat flasin: Ylber Ramadani, motori i Serie A – askush nuk vrapon më shumë se ai

Mesfushori shqiptar Ylber Ramadani, po impresionon me paraqitjet e tij tek skuadra e Lecces këtë sezon. Angazhimi i tij në fushë për klubin Italian tashmë dihet dhe kjo tani është dëshmuar edhe nga vet Serie A. Ramadani del të jetë lojtari i cili ka vrapuar më së shumti nga gjithë lojtarët e tjerë deri më tani në kampionatin Italian. Sipas statistikave, 29-vjeçari ka vrapuar rreth 115.9 kilometra këtë sezon, një tregues i qartë se ai është “motori” kryesor i Lecces. Pas tij në listë renditen disa emra si Jesper Karlstrom me 114.7 kilometra, Arthur Atta 113.8 kilometra, Patrizio Masini 113.4 kilometra dhe Giovanni Di Lorenzo me 113.2 kilometra. Ai ka zhvilluar deri më tani dhjetë paraqitje në elitën e futbollit italian, që të gjitha nga minuta e parë. Kujtojmë se Lecce aktualisht numëron nëntë pikë dhe renditet në pozitën e 15-të në tabelë, ndërsa xhiron e ardhshme do të jetë nikoqire e Hellas Veronës./ Telegrafi /