Janë zbuluar përfitimet e jashtëzakonshme që Memphis Depay gëzon nga kontrata e tij, në një kohë kur klubi i Corinthians po përpiqet t’i heqë ato nga marrëveshja. Sulmuesi holandez, që më parë ka luajtur për Manchester United, Barcelona dhe Atletico Madrid, bëri një lëvizje surprizë në shtator të vitit 2024, kur nënshkroi për gjigantët brazilianë me një kontratë dyvjeçare. Futbollisti me përvojë ndërkombëtare ka shënuar 16 gola në 58 ndeshje për klubin e tij aktual, por së fundmi ka lindur një problem serioz në lidhje me kushtet e tij të jetesës. Depay besohet se fiton rreth 90,000 në javë te Corinthians, me një sërë bonusesh të konsiderueshme të lidhura me performancën. Përveç pagës, 31-vjeçari ka negociuar edhe disa përfitime shtesë që klubi i ka pranuar. Sipas UOL Esporte , Corinthians që tashmë ka paguar rreth 3 milionë ndaj Depay, shpenzon 35,000 në muaj për suiten presidenciale ku ai qëndron. Memphis Depay Klubi gjithashtu mbulon faturat për shërbimin e dhomës, ushqimin dhe pastrimin, si dhe paguan për një shef dhe shërbëtor personal, një roje sigurie, një makinë të blinduar dhe një shofer personal. Sipas Globo Esporte, kontrata e Depay përfshin gjithashtu të drejtën për 24 bileta avioni në klasë biznes midis Brazilit dhe Evropës gjatë periudhës së marrëveshjes, si dhe një lozhë VIP në stadiumin ‘Neo Quimica Arena’, shtëpia e Corinthians. Megjithatë, klubi nga Sao Paulo po përpiqet me ngulm ta bindë lojtarin që të largohet nga rezidenca e tij luksoze për një akomodim më të lire, por deri tani përpjekjet kanë dështuar. Sipas Globos, Depay ka në kontratë një klauzolë të njëanshme largimi, e cila i lejon atij të transferohet në çdo klub të huaj në çdo moment, me kusht që të paguajë personalisht dënimin prej 4.4 milionë eurosh./ Telegrafi /