Gola: Fabrika e parë e dronëve “Made in Gjakova”

Kandidati për Kryetar të Gjakovës, Ardian Gola, ka ndarë njërin nga zotimet kryesore të fushatës së tij. Ai tha se qeverisja qendrore në bashkëpunim me qeverisjen lokale të VETËVENDOSJE! në Gjakovë do të fillojë punën për ndërtimin e fabrikës së parë në Kosovë për prodhimin e dronëve. Ky do të jetë një hap tejet i rëndësishëm në fushën e inovacionit, e i cili do të prodhojë 100 vende të reja pune që në gjysmën e mandatit të parë. Me prodhimin e dronëve për ushtri, bujqësi e monitorim të infrastrukturës, Gola tha se Gjakova do të bëhet qendër e inovacionit duke e zhvilluar edhe ekonominë e vendit e duke krijuar kuadro për industrinë moderne ushtarake.