Hajrulla Çeku dje vizitoi nga afër përgatitjet finale për Festivalin e Këngës, i cili do të mbahet më 6, 7 dhe 9 nëntor. Ai tha se ky organizim është dëshmi e vazhdimësisë së traditës së Akordeve të Kosovës me një sukses evident. Si edicion i tretë i Festivalit, Çeku e cilësoi se kjo afirmon potencialin e RTK dhe vendit tonë për organizime të këtij lloji, duke garantuar kështu se jemi të gatshëm për pjesëmarrje të denjë në Eurovizion. Hajrulla Çeku ju uroi sukses organizatorëve e artistëve pjesëmarrës në tre netët e Festivalit.