Sydney Sweeney dhe Scooter Braun po e shijojnë kohën së bashku në New York. Së fundmi, më 4 nëntor aktorja Sweeney dhe Braun u fotografuan duke shkëmbyer puthje në parkun e njohur të New York-ut, Central Park. Pas momentit kur u panë duke mbajtur duart e njëri-tjetrit gjatë një darke në Los Angeles më 30 shtator, një burim tha për People se 28-vjeçarja dhe 44-vjeçari “kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe asnjëri prej tyre nuk i intereson çfarë mendojnë të tjerët”. Miqtë dhe familja e yllit të “Euphoria”-s janë “shumë të lumtur për këtë marrëdhënie”, shtoi burimi, duke theksuar se “është një lehtësim i madh të shohësh që ajo është me të vërtetë e lumtur”. Burimi gjithashtu tha se miqtë e Braun janë të entuziazmuar që e shohin atë duke kaluar kohë me Sweeney. “Thonë se ka kohë që nuk e kanë parë kaq të qetë në një marrëdhënie, dhe mund të kuptojnë sa shumë e admiron atë,” tha burimi. “Ai mendon se ajo është e zgjuar, e mirë dhe e këndshme, dhe ajo vlerëson se ai e sheh vërtet për atë që është, pa u ndikuar nga të gjitha zhurmat rreth saj”. Sweeney u nda nga i fejuari i saj Jonathan Davino, më herët këtë vit. Ndërkohë, Braun ishte i martuar me Yael Cohen nga viti 2014 deri në ndarjen e tyre në 2021 dhe divorcimin në 2022. Ata kanë tre fëmijë: djemtë Jagger, 10 vjeç, dhe Levi, 8 vjeç, dhe vajzën Hart, 6 vjeçe. Sweeney aktualisht po promovon filmin biografik për bokseren profesioniste Christy Martin, Christy, i cili do të dalë në në kinema më 7 nëntor.