Trump: SHBA do të bëhet superfuqia botërore e Bitcoinit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shndërrohen në superfuqinë e Bitcoinit dhe në kryeqendrën globale të kriptomonedhave. Gjatë një deklarate të fundit, ai theksoi rëndësinë që SHBA të udhëheqë në këtë fushë, duke paralajmëruar se nëse vendi nuk e zhvillon siç duhet sektorin e kriptovalutave, atëherë Kina do të marrë rolin kryesor. “Ne po e bëjmë Shtetet e Bashkuara superfuqinë e Bitcoinit, kryeqendrën botërore të kriptomonedhave. Nëse nuk e bëjmë siç duhet, Kina do të dëshirojë ta bëjë ajo”, deklaroi 79-vjeçari. Trump: We’re making the United States the Bitcoin superpower, crypto capital of the world. If we don’t do crypto properly, China wants to do it. pic.twitter.com/kkHWC2I0La — Clash Report (@clashreport) November 5, 2025 Deklaratat e liderit amerikan vijnë në një kohë kur tregu i kriptomonedhave po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në ekonominë globale dhe vendet po garojnë për të tërhequr investime në këtë sektor. Megjithatë, Bitcoin ka humb vlerë javët e fundit dhe aktualisht ka një çmim prej 102 mijë dollarë. Ndryshe, familja Trump raportohet se zotëron kriptovaluta të ndryshme në vlerë qindra miliona dollarë. /Telegrafi/