Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit, si pasojë e punimeve teknike, ka pasur vështirësi në funksionimin e Impiantit të Trajtimit të Ujit (ITU) në Shkabaj. Sipas njoftimit, kjo situatë ka ndikuar në çrregullimin e furnizimit me ujë në disa pjesë të komunave të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe mund të ketë ndikim edhe në disa zona të Prishtinës. “Aktualisht ITU Shkabaj nuk është duke trajtuar ujë. Ndërsa në ITU Albanik dhe Badoc jemi duke punuar me kapacitete maksimale”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”. Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve të mbeten të njoftuar për zhvillimet e mëtejshme lidhur me stabilizimin e furnizimit me ujë.