Cilat veturat elektrike dhe hibride kanë bateritë më të mira?

Platforma suedeze për ankandet e automjeteve, Kvdbil, së fundmi hulumtoi gjendjen e baterive të më shumë se 1300 veturave elektrike dhe hibride plug-in të përdorura. Në përgjithësi, tetë nga dhjetë makina të inspektuara janë ende në gjendje të shkëlqyer, siç u zbulua pas testimit të ashtuquajturës gjendje shëndetësore (SOH) të baterive nga Kvdbil. Matja tregon sa kapacitet kanë ende bateritë krahasuar me bateritë e reja. Shumica e makinave elektrike të përdorura kanë ende mbi 90 për qind të gjendjes së baterisë, edhe pas disa vitesh përdorimi, shkruan gazetat Göteborgs-Posten. Drejtuesi i testimit, Martin Reinholdsson, shpjegoi se kjo pjesërisht është rezultat i teknologjisë së avancuar të ftohjes së paketave moderne të baterive dhe kontrollit inteligjent të temperaturës. Kjo demanton mitin që makinat elektrike të përdorura janë të pabesueshme. Përfundimi për blerësit e makinave elektrike të përdorura është se Kia del si opsioni më i mirë, pasi kjo markë mesatarisht arrin rezultatet më të mira për hibride dhe për automobila elektrikë. Një përfundim tjetër është se shqetësimet për degradimin e shpejtë të baterive në makinat elektrike të përdorura janë kryesisht të pabazuara. Hulumtimi tregon se makinat elektrike të përdorura mund të jenë një zgjedhje ekologjike dhe financiare e arsyeshme. Reinholdsson thekson se, megjithëse marka dhe modeli luajnë një rol të rëndësishëm, zakonet e përdoruesve, klima dhe mosha e makinës janë të paktën po aq të rëndësishme për jetën e baterisë. Për shembull, është e rëndësishme të mos karikohet shpesh mbi 80 për qind, të mos ekspozohet ndaj nxehtësisë ose të ftohtit ekstrem dhe të mos karikohet shpesh në karikues të shpejtë. Nëse respektohen këto, paketa mesatare e baterisë praktikisht humb vetëm disa për qind të kapacitetit çdo vit. Kvdbil nuk ka publikuar të dhëna për modelet e tjera që renditen pas dhjetë më të mirave. Top 10 bateritë më të mira për hibride plug-in: Kia Sportage Kia Optima Volvo XC60 Kia Ceed Volvo V60 Peugeot 3008 BMW 530e Volkswagen Passat GTE BMW X1 BMW 330e Top 10 bateritë më të mira për makina elektrike: Kia EV6 Kia e-Niro Tesla Model Y Opel Mokka-e Mazda MX-30 Audi Q4 e-tron Fiat 500 Volvo XC40 Recharge Citroën ë‐C4 Volkswagen ID.4