Zyrtari i partisë së Vuçiqit sulmoi gazetarët në tubimin e Beogradit

Funksionari i partisë në pushtet në Serbi, SNS, Vladimir Mandiq, ka sulmuar fizikisht ekipin e televizionit KTV gjatë një tubimi publik që u mbajt mbrëmë në Beograd. Sipas njoftimit të lëvizjes “Dashuri, Besim, Shpresë”, gjatë arritjes së mbështetësve të partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe të grupit “Serbët nga Kosova kundër bllokadave”, në tubimin në Çaçiland, Mandiq iu afrua Milana Sharoviqit dhe, pa ndonjë provokim apo paralajmërim, e goditi fuqishëm në krah, duke i rrëzuar mikrofonin. Më pas – thuhet – grupi i njerëzve që ishin me të e kuptoi këtë si sinjal për të sulmuar ekipin e KTV-së, duke hedhur shishe dhe duke pështyrë drejt tyre. Në rrjetet sociale është publikuar edhe një video që tregon ekipin e KTV-së para sulmit, raporton nova.rs. Napadnut @NemanjaSarovic i ekipa KTV pic.twitter.com/2kyGm1ahFf — Суки (@doktorzakrave) November 5, 2025 Në të njëjtën video, siç thuhet, shihet edhe komandanti i Brigadës Policore, Radoslav Repac, i cili në një moment bisedon me Sharoviqin dhe i kërkon që të largohen pak nga rruga. Po ashtu, theksohet se nuk ka pasur asnjë reagim nga pjesëtarët e organeve të rendit për të mbrojtur ekipin që po transmetonte drejtpërdrejt, dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të arrestuar sulmuesit e SNS-së. Ministri i Policisë, Ivica Daçiq, duke u justifikuar se ishte në nxitim, u përpoq të shmangë pyetjet e gazetarëve për sulmet në të ashtuquajturin “Çaçiland”, por tha se policia kishte reaguar gjatë sulmit në parkun “Pionirski” dhe se nuk është e vërtetë që nuk kishin ndërhyrë në vendin e ngjarjes. Ndryshe, tubimi në Çaçiland u mbajt mbrëmë nga mbështetësit e pushtetit, të cilët u transportuan gjatë ditës në Beograd me autobusë në numër të madh, dhe menjëherë pasi përfundoi fjalimi, u shpërndanë shpejt. /Telegrafi/ Na kraju kolone šetača sa Kosova i Metohije koji podržavaju režim Vučića, grupa muškaraca sa rancima kakve nose samo specijalne jedinice, naravno ne srpske već SAD ili UK? Da li grešim? pic.twitter.com/OpEVmXVqTg — Косово је ❤️ Србије! ❤️ (@Biljana16559170) November 6, 2025