Baseli ka kaluar në epërsi në duelin ndaj FCSB-së që po luhet në kuadër të raundit të katërt të Ligës së Evropës. Autor i golit të avantazhit ishte Xherdan Shaqiri, i cili u gjend mjaft mirë brenda zonës për ta çuar në rrjetë një top të kthyer nga shtylla për 2-1. Ky ishte goli i dytë i Shaqirit në këtë ndeshje pasi paraprakisht ai kishte shënuar për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 Baselit. Xherdan Shaqiri 73' Europa League | Basel 2-1 FCSB pic.twitter.com/qejbjC7Qn6 — Goals Xtra (@GoalsXtra) November 6, 2025 Në rast fitoreje, Baseli do të shkonte në kuotën e gjashtë pikëve në tabelën e klasifikimit. Kujtojmë se Shaqiri deri para kësaj ndeshje kishte një gol të realizuar në Ligën e Evropës, pasi kishte shënuar edhe në fitoren ndaj Stuttgartit në raundin e dytë./ Telegrafi /