Krasnqi: Kryeministër mashtrues, i ka harruar studentët për pesë vite,  kujtohet për ta tri ditë para zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për të shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm tre ditë para zgjedhjeve lokale. Në një postim të bërë publik, Krasniqi e ka cilësuar këtë veprim si manipulim elektorale dhe hipokrizi dhe ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po përpiqet të fitojë mbështetje përmes mesazheve propagandistike dhe shpërndarjes së mjeteve financiare në prag të zgjedhjeve. “Një kryeministër mashtrues që i ka harruar studentët për pesë vite, tani kinse po kujtohet për ta tri ditë para zgjedhjeve – jo për t’i ndihmuar, por duke dashur t’i mashtroj me nga një mesazh propagandistik dhe 100 euro në llogari. Por studentët nuk mashtrohen kaq lehtë. Ata e dinë se kjo nuk është ndihmë, por hipokrizi me llogari elektorale”, ka shkruar Krasniqi. Ai ka bërë thirrje që studentët dhe familjet e tyre të reflektojnë dhe të japin përgjigjen e tyre më 9 nëntor përmes votës, duke vepruar me dinjitet dhe vetëdije. Reagimi i Krasniqit vjen pas kritikave të tjera nga opozita, e cila e konsideron shpërndarjen e këtyre mjeteve si një veprim elektorale në prag të zgjedhjeve lokale.