Kleofina zbulon për herë të parë se si i tregoi babait të saj për njohjen me futbollistin francez Benjamin Pavard

Në një paraqitje të rrallë publike, modelja e njohur shqiptare Kleofina ka ndarë një rrëfim të padëgjuar më parë për jetën e saj në emisionin “Mirëmbrëma yje”. Për herë të parë, ajo ka treguar edhe për takimin e saj me futbollistin e njohur Benjamin Pavard, duke zbuluar detaje interesante nga fillimi i lidhjes së tyre. Kleofina ka pranuar se e kishte pasur të vështirë t’i tregonte babait të saj se ishte në një marrëdhënie me futbollistin francez, derisa në vend të saj lajmin ia kumtoi vëllai i saj. “Ka qenë e pamundur për mu me e vizualizu veten para babit tu i tregu që jam në lidhje me një francez. Kështu vëllai e ndërmori hapin”. “Shkuam ne pushime bashkë ne Greqi, dhe e ndjeva atë ditë [per me i tregu] dhe [vëllai] i tregoi se ishte futbollist. Por me mua sillej sikur nuk e mori vesh këtë lajm dhe e ka vazhdu pushimin ne mënyrë normale. Kaluan gjashtë muaj dhe unë ende isha e dashuruar me Benjaminin. Vëllai im ka shku edhe njëherë i ka tregu”. Kleofina zbuloi gjithashtu se bashkëshorti i saj kishte bërë një gjest të veçantë për të fituar respektin e babait të saj. “Benjamin udhëtoi nga Milano në jug të Francës dhe priti tre ditë për ta takuar babin. Por babi nuk donte të dilte ta takonte. Vetëm pasi e luta shumë, pranoi,” – ka treguar ajo. Ajo shtoi se takimi përfundoi më mirë se sa e kishte menduar.