Në një paraqitje të rrallë publike, modelja e njohur shqiptare Kleofina ka ndarë një rrëfim të padëgjuar më parë për jetën e saj në emisionin “Mirëmbrëma yje”. Për herë të parë, ajo ka treguar edhe për njohjen me futbollistin e njohur Benjamin Pavard, duke zbuluar detaje interesante nga fillimi i lidhjes së tyre. “Jemi njoftu ne vitin 2018, dhe asokoha e kisha kokën si të babait, do të jetë [partneri[ vetëm shqiptar ose hiq. Shoku i tij i ngushtë ishte me shoqen time të ngushtë, u njoftuam në ditëlindjen e shoqes time, nuk e kam mendu se mund të jetë e ardhmja ime, as nuk më ka pëlqyer aspak, dhe nuk e kam shiku në atë [formë]… por ai në momentin që më ka taku, i kishte thënë shokut, se me siguri ka me pas të tjera, dhe për [Kleofinën] se do të jetë me dike, por në fund të fundit, ka me përfundu me mu, dhe unë ka me e martu”, thoshte ajo. Foto: Kleofina dhe Benjamin Pavard / Instagram “Kaloi 2018-ta, 2019-ta, 2020-ta, 2021-ta, 2022-ta, gati deri te 2023-ta nuk është që unë jam kam dhënë asnjë takim. Më dërgonte lule, më telefononte, e pyste shoqërinë, vinte çdoherë çdo ditëlindje ku e dinte se do të jem edhe unë aty…. Edhe në fejesën e shoqes time [me shokun e Pavard] e kuptova se unë isha problemi, sepse çdo dëshirë që e kisha te një mashkull ai e kishte. Është ambicioz, zemrën e mirë, shumë shakaxhi, është shumë vetvetja edhe unë jam vetvetja me të. Dhe nuk ka asnjë kriter se të jesh vetvetja me personin qe ke në krah. Këto pesë vite mujsha me i thënë ‘nuk je shqiptar, nuk mundesh me mu edhe s’ka, nuk më pëlqen fizikisht… Por mosha s’kishte rëndësi, por kishte më shumë rëndësi a ishte shqiptar dhe është familjar”, pohoi modelja. “Kështu që filloi lidhja kur e kuptova se nëse vazhdoj kështu, ai ka me vazhdu jetën e vet, edhe ka qenë pika, [dhe mund të mos kishte rikthim më aty] dhe kur e kupton që je tu e hup dikë, i hap sytë, edhe ka qenë si me ma hek një perde prej syve, dhe atë moment kam thënë si ka pas mundësi unë këtë person mos me e dashtë”, ka rrëfyer mes tjerash. Foto: Kleofina dhe Benjamin Pavard / Instagram Kleofina dhe futbollisti Pavard u martuan këtë vit me një dasmë madhështore me plot të ftuar, që nuk munguan po ashtu edhe traditat shqiptare. Futbollisti i cili momentalisht luan në Marsej ka qenë dy herë në Kosovë. Foto: Kleofina dhe Benjamin Pavard / Instagram