Paraqitje solide e Dritës pas pjesës së parë ndaj Shelbournes

Drita ka zhvilluar një paraqitje solide në pjesën e parë ndaj Shelbourne, në kuadër të xhiros së tretë në fazën e ligës të Ligës së Konferencës. “Intelektualët” e mbajtën posedimin megjithatë vendasit kishin rastet më të rrezikshme, edhe pse me një lojtar më pak. Ishte James Norris që pas një ndërhyrje të rëndë u përjashtua direkt me karton të kuq. Edhe pse me një lojtar më pak, Shelbourne kishte rastin më të rrezikshëm gjatë kësaj pjese përmes Ademipo Shelbourne, megjithatë fatmirësisht goditi shtyllën. Drita ndërkohë ishte më e kujdesshme, duke mbajtur posedimin e topit dhe tentoi të krijonte disa sulme nëpërmjet krahëve, por larg finalizimit. Vlen të ceket se Rron Broja ishte afër të shënonte në përfundimin e pjesës së parë, por goditja e tij me kokë përfundoi në traversë. Mbetet të shihet nëse Drita do të përfitojë nga situata që ka një lojtar më shumë dhe t’i merr pikët e plota në Irlandë në pjesën e dytë./ Telegrafi /