Dy gola, një asistim – Xherdan Shaqiri me paraqitje perfekte ndaj FCSB-së

Baseli ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj FCSB-së në kuadër të raundit të katërt të Ligës së Evropës. Më meritori për këtë fitore të klubit zviceran ishte padyshim Xherdan Shaqiri i cili e udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores. Shaqiri fillimisht realizoi në minutën e 19-të nga penalltia për rezultatin 1-0, ndërsa golin e tij të dytë personal dhe të dytin për Baselin e realizoi në minutën e 73-të. Ylli shqiptar në fund asistoi tek goli i tretë i realizuar nga Ibrahim Salah në minutën e 88-të për epilogun përfundimtar të takimit 3-1. Kjo paraqitje e tij bëri që ai të vlerësohet si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore me notë 9.6. Përveç dy golave dhe asistimit, Shaqiri pati 47 pasime me një saktësi prej 72 për qind, katër pasime kyçe, katër goditje në kuadrat si dhe tri duele të fituara. Kjo ishte fitorja e dytë e Baselit në Ligën e Evropës pas asaj që morën me Stuttgartin me rezultat 2-0 në rrethin e dytë./ Telegrafi /