Sam Smith ka zbuluar se i është nënshtruar një operacioni liposuksioni pasi ishte bullizuar në shkollë për peshën e tij. Këngëtari, i cili është jo-binar dhe përdor përemra gjinorë neutralë, ka shpjeguar se pesha ishte “gjëja më e vështirë” që duhej ta përballonte gjatë adoleshencës. Duke folur në podcastin Podcrushed, Sam, 33 vjeç, pranoi se çuditërisht, pesha ishte arsyeja kryesore pse e tallnin, gjatë viteve në një shkollë katolike në Hertfordshire, gjë që çoi në vendimin për të bërë liposuksion në gjoks në moshën 13-vjeçare. “Kam bërë operacion në gjoks kur isha 13 vjeç, sepse më ishte zhvilluar gjoksi,” – shpjegoi Sam në episodin e së mërkurës të podcastit të Penn Badgley-t. “Kishte shumë arsye pse ndodhi, por kryesisht sepse më tallnin vazhdimisht. Nuk mund të notoja në shkollë dhe ndërrimi i rrobave në dhomën e zhveshjes ishte një makth. Prandaj bëra liposuksion kur isha 13 vjeç”. Sam shtoi se prindërit e tyre ishin jashtëzakonisht mbështetës gjatë gjithë kësaj periudhe, sepse panë se sa shumë kjo i pengonte në çdo aspekt të jetës.