Përqafim pas debatit, Rama dhe Çeku japin shembull për demokracinë në Prishtinë

Kandidatët për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama dhe Hajrulla Çeku, janë përballur sonte në një prej debateve më të rëndësishme të vitit. Gjatë debatit, të dy kandidatët kanë shpalosur pika kyçe nga programet e tyre elektorale, duke theksuar vizionet për zhvillimin urban, infrastrukturën dhe mirëqenien e qytetarëve të kryeqytetit. Në debat nuk kanë munguar replikat e herëpashershme, por debati është zhvilluar në një atmosferë demokratike dhe me respekt të ndërsjellë. Në përfundim, Rama dhe Çeku janë përshëndetur miqësisht me përqafime të ngrohta, duke dhënë një shembull të vyer për kulturën demokratike dhe garën e ndershme politike në vend.