Roma merr fitore në udhëtim ndaj Rangers

Roma ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Rangers në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Evropës. Në minutën e 13-të, pas një goditjeje këndi, Bryan Cristante asistoi me kokë për Matias Soulé, i cili realizoi për 1–0 pas konfirmimit të VAR-it. Në minutën e 36-të, Artem Dovbyk shërbeu bukur për Lorenzo Pellegrinin, që goditi saktë në cepin e poshtëm për 2–0. Rangers tentoi të rikthehej me rastet e Chermitit (17’) dhe Danilo Pereiras (78’), por portieri Mile Svilar bëri pritje vendimtare. Në minutën e 70-të, Zeki Çelik ishte pranë golit të tretë për Romën, por topi u përplas në traversë. Roma ruajti epërsinë deri në fund dhe mori një fitore të merituar në një mbrëmje solide në Glasgoë. Me këtë triumf ‘Giallorossët’ shkojnë në kuotën e gjashtë pikëve dhe kthehen tek rezultatet pozitive në Evropë pas disfatës nga Viktoria Plzen./ Telegrafi / Standings provided by Sofascore