Klubi futbollistik Drita përpos fitores historike, ka marrë edhe një shumë të majme pas paraqitjes pozitive në Ligën e Konferencës. Drita e mposhti në udhëtim Shelbourne me rezultat 0-1, sfidë ku dallimin e bëri goli nga distanca i Almir Ajzerajt. Me këtë fitore, Drita ka marrë edhe plot 400 mijë euro nga UEFA, e më e bukura që kjo është vetëm triumfi i parë në Ligën e Konferencës, ku kanë mbetur edhe pesë xhiro derisa të mbyllet faza e ligës. Drita kishte fituar edhe 266 mijë euro në dy xhirot e para shkaku që kishte arkëtuar dy pikë (pra në dy barazime). Kësisoj, Drita po i afrohet gjithnjë e më afër një avancimi së paku në play-off, ku do të merrte edhe plot 300 mijë euro tjera. Aktualisht, Drita ka pesë pikë ndërsa në xhiron e radhës në kuadër të Ligës së Konferencës do ta presë skuadrën shqiptare, Shkëndija./ Telegrafi /