“Nuk e meritoi kartonin e kuq”, Kroos kritikon ashpër gjyqtarin i cili e përjashtoi nga loja Luis Diazin

Toni Kroos ka kritikuar vendimin për të përjashtuar Luis Diaz gjatë fitores së Bayern Munich ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, duke theksuar se “nuk ishte karton i kuq”. Legjenda gjermane dhe e Real Madrid beson se gjyqtari Maurizio Mariani u ndikua nga dëmtimi i Achraf Hakimit më shumë sesa nga vetë ndërhyrja. Megjithatë, Diaz më vonë kërkoi publikisht falje, ndërsa Bayern qëndroi në krah të sulmuesit të vet. Duke folur në podcastin e tij Einfach mal Luppen, Kroos u shpreh me bindje se gjyqtari e kishte gabim. “Për mua është e qartë: nuk ishte karton i kuq”, tha Kroos, duke këmbëngulur se gjyqtari “e la dëmtimin e Hakimit të ndikonte tepër në vlerësimin e aksionit”. This is one of the most reckless tackles I’ve ever seen. Luis Díaz may very well have ended Achraf Hakimi’s season…and the prime of his career. What on Earth is he doing? pic.twitter.com/PbxQ7bk55L — Zach Lowy (@ZachLowy) November 4, 2025 Gjermani argumentoi se vetë ndërhyrja, ndonëse e fortë, nuk tregonte qëllim të keq nga ana e Diazit. “Nëse Hakimi do të ishte ngritur pas ndërhyrjes, askush nuk do ta kishte rishikuar episodin. Në situata të tilla, gjyqtari duhet të gjykojë vetë veprimin, jo pasojat”. Qëndrimi i tij përputhej me mendimin e disa lojtarëve të Bayernit, përfshirë Joshua Kimmich dhe Josip Stanisic, të cilët sugjeruan se dëmtimi mund të ketë ndikuar në vendimin e gjyqtarit. Megjithatë, Kimmich pranoi më pas se “duke parë përsëritjen dhe mënyrën si e kap, mund të kuptosh pse gjyqtari tregoi kartonin e kuq”./ Telegrafi /