Erik Ten Hag në bisedime për t’u bashkuar me gjigantin evropian

Erik Ten Hag është në negociata për t’u bashkuar me një klub të madh europian, pasi ky i fundit ka shkarkuar trajnerin e tij. Sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, Ajax ka kontaktuar Ten Hagun për një rikthim të mundshëm në Amsterdam, pas shkarkimit të Johnny Heitingas të enjten. Trajneri holandez 55-vjeçar është pa punë që nga shtatori, kur u shkarkua nga Bayer Leverkusen, vetëm pak muaj pasi kishte marrë drejtimin e skuadrës gjatë verës. Para kësaj, ai ishte shkarkuar nga Manchester United në tetor të vitit 2024, pas dy vite e gjysmë në stolin e “Old Trafford”. Ten Hag u përfol fillimisht si kandidat për postin e trajnerit te Ëolves, pas largimit të Vitor Pereiras pas humbjes 3-0 ndaj Fulhamit. Megjithatë, sipas Romanos, bisedimet me Wolves nuk avancuan, pasi klubi anglez pritet të kërkojë shërbimet e trajnerit të Middlesbrough, Rob Edwards, i cili ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij dhe më parë ka luajtur e trajnuar ekipet e të rinjve të Wolves. Erik Ten Hag Në ndryshim nga kjo pistë, oferta e Ajaxit duket më konkrete dhe Ten Hag pritet të rikthehet në klubin ku ndërtoi reputacionin e tij më të madh si trajner. Ten Hag u emërua në krye të Ajaxit në dhjetor të vitit 2017 dhe qëndroi deri në vitin 2022, kur mori drejtimin e Manchester United. Gjatë kohës së tij në Amsterdam, ai fitoi tre tituj kampion në Eredivisie dhe udhëhoqi Ajaxin deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve 2018/2019, duke eliminuar Real Madridin dhe Juventusin në një ecuri historike. Nëse marrëveshja finalizohet, rikthimi i Ten Hagut do të shënonte një kapitull të dytë për trajnerin që i riktheu lavdinë Ajaxit në arenën evropiane./ Telegrafi /