Taylor Swift dhe Travis Kelce u fotografuan së fundmi derisa dolën për darkë së bashku në New York

Ylli i NFL-së, Travis Kelce, po kalon disa ditë pushimi me të fejuarën e tij, artisten Taylor Swift, gjatë javës së pushimit të ekipit të tij. Dyshja që u fejuan dy muaj më parë u fotografuan teksa shkuan për një mbrëmje romantike në restorantin “The Polo Bar” në qytetin e New Yorkut, të mërkurën, më 5 nëntor. Swift, kishte veshur një bluzë të errët me mëngë të gjata dhe shpatulla të zbuluara, të kombinuar me pantallona gri me prerje të gjerë dhe një çantë të zezë në stil “baguette”. telegrafi.com Kelce, 36 vjeç, ishte i koordinuar me të fejuarën e tij, duke veshur një bluzë të zezë me mëngë të gjata në stil Henley dhe pantallona ngjyrë jeshile të errët. Dalja e tyre vjen gjatë javës së pushimit të Kelce-it dhe ekipit të tij Kansas City Chiefs. Artistja e njohur amerikane dhe Travis Kelce u fejuan dy muaj më parë, njoftimi që bëri xhiron në të gjithë mediet botërore. Taylor po ashtu po shijon edhe lansimin e albumit të saj më të ri, The Life Of a Showgirl, i cili bëri bujë po ashtu me t’u publikuar në të gjitha platformat.