Mot me shi në Shqipëri

Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. SHMU njofton tutje se do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshi në veri dhe qendër të vendit, ndërkaq gjatë ditës reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 10m/sek. Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/