Ushtria amerikane realizuan një sulm të ri ndaj një anijeje në Karaibe, ku tre persona u vranë, konfirmoi ministri i Luftës, Pete Hegseth. Ky është sulmi i fundit në një seri goditjesh vdekjeprurëse në kuadër të fushatës të administratës së presidentit Donald Trump kundër trafikimit të drogës. "Sot, me urdhër të presidentit Trump, Ministria e Mbrojtjes realizoi një goditje fatale ndaj një anijeje që drejtohej nga një organizatë që autoritetet amerikane e konsiderojnë si terroriste", shkroi Hegseth në një postim në rrjetin social X dhe shtoi se "anija po trafikonte narkotikë në Karaibe dhe u godit në ujërat ndërkombëtare". Hegseth shtoi se forcat amerikane nuk pësuan humbje në sulm. Ky incident është pjesë e një fushate më të gjerë për të cilën Uashingtoni thotë se ka për qëllim ndalimin e fluksit të drogës në Shtetet e Bashkuara. As we’ve said before, vessel strikes on narco-terrorists will continue until their the poisoning of the American people stops. Today, at the direction of President Trump, the Department of War carried out a lethal kinetic strike on a vessel operated by a Designated Terrorist… pic.twitter.com/gQF9LpSjqD — Secretary of War Pete Hegseth (@SecWar) November 7, 2025 Gjatë 17 sulmeve të deritanishme, ushtria amerikane ka vrarë gjithsej 70 persona dhe ka shkatërruar 18 anije. Janë regjistruar vetëm tre të mbijetuar – dy prej tyre u mbajtën përkohësisht nga marina amerikane para se të ktheheshin në vendet e tyre të origjinës, ndërsa i treti konsiderohet i vdekur pas një kërkimi të realizuar nga marina e Meksikës. Administrata Donald Trump e ka njoftuar Kongresin amerikan se janë në "konflikt të armatosur" me kartelat e drogës që nga data 2 shtator dhe ata që janë vrarë janë cilësuar si "luftëtarë armiqësorë". Me këtë, administrata pretendon se ka autoritet për të realizuar sulme fatale pa mbikëqyrje gjyqësore, duke u mbështetur në një urdhër sekret të Ministrisë së Drejtësisë. Megjithatë, disa anëtarë të Kongresit dhe organizata për të drejtat e njeriut kundërshtojnë këtë bazë ligjore. Ata thonë se trafikanët e dyshuar të drogës duhet të ndiqen penalisht, siç ka qenë praktika para se Donald Trump të merrte detyrën e presidentit. Një kontroversë shtesë krijon edhe fakti që administrata deri tani nuk ka bërë publike. /Telegrafi/