Kate Hudson tregoi barkun e tonifikuar teksa kryesoi një grup plot yje në eventin “WIF Max Mara Face of the Future 2025” në Los Angeles, të mërkurën. Me të mbërritur në Chateau Marmont, aktorja 46-vjeçare u shoqërua nga Ashley Benson, 35 vjeç, e cila tërhoqi vëmendjen me një fustan shumë të guximshëm me një çarje të lartë në këmbë. Kate kishte veshur një bluzë të zezë me jakë të lartë, të kombinuar me një fund të gjatë në të njëjtën ngjyrë dhe një rrip interesant të mbështjellë rreth belit të zhveshur. Ajo e kompletoi pamjen elegante me sandale me rripa shumë të hollë dhe flokët e drejtë. Ashley kishte veshur fustanin e saj me çarje të gjatë, të kombinuar me taka klasike stiletto, ndërsa pozonte për fotografët jashtë. Ylli i “Pretty Little Liars” ishte i shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Brandon Davis, i cili dukej elegant me një xhaketë prej suede dhe pantallona të zeza. Gjatë eventit, Maude Apatow u shpall fituese e çmimit “Max Mara Face of the Future”, në vlerësim të punës së saj si aktore, shkrimtare dhe regjisore. Maude është vajza e aktores Leslie Mann dhe regjisorit Judd Apatow – dhe së fundmi ka përqafuar hapur konceptin e nepotizmit me projektin e saj të ri, ku ka përfshirë disa yje që kanë përfituar nga lidhjet e tyre familjare në industri.