Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje të shiut. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri 11, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 deri 17 gradë celsius. Deri të hënën moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut./Telegrafi/