ASAP Rocky përballet me padi prej 950 mijë eurosh për dëme në apartamentin e fqinjit në New York

I dashuri i Rihannës, ASAP Rocky, përballet me një padi prej rreth 950 mijë eurosh pas një përmbytjeje që shkaktoi dëme në apartamentin e fqinjit të tij në New York. Pronari i apartamentit poshtë njësisë së reperit pretendon se një rrjedhje uji në dhjetor 2024 e bëri banesën e tij plotësisht të pabanueshme. Sipas padisë, përmbytja ndodhi kur punëtorët e ADE Pro Painting hapën dritaret për të ajrosur apartamentin gjatë punimeve, duke shkaktuar ngrirje dhe shpërthim të tubave të ujit, shkruan DailyMail. Dëmi përfshin pajisje, orendi dhe sende personale, me vlerë të paktën 610 mijë euro, ndërsa pronari ka shpenzuar edhe 173 mijë euro për akomodim alternativ. Padia fajëson për incidentin ASAP Rocky-n, kontraktorin ADE Pro Painting dhe bordin e ndërtesës, duke kërkuar kompensim minimal prej 780 mijë euro nga reperi dhe 173 mijë euro nga bordi. Ky incident vjen pas një periudhe të trazuar për reperin, i cili u lirua në shkurt nga akuza për armëmbajtje pa leje dhe është rikthyer në jetën familjare pas lindjes së vajzës Rocki Irish Mayers me Rihannën. /Telegrafi/