Sipas "Marca", pavarësisht spekulimeve të shumta për largim, Antonio Rudiger dëshiron të qëndrojë te Real Madrid edhe pas verës së ardhshme, kur i skadon kontrata. Raporti thekson se bisedimet për rinovim kishin nisur që para disa muajsh, por u ndërprenë pasi mbrojtësi gjerman pësoi një dëmtim muskulor në shtator. Megjithatë, Madrid pritet t’i rihapë negociatat sapo ai të rikthehet plotësisht nga lëndimi dhe vetë lojtari është i gatshëm ta pranojë ofertën. Megjithëse Rudiger dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në “Santiago Bernabeu”, e ardhmja e 32-vjeçarit do të varet nga forma dhe gjendja e tij fizike gjatë pjesës së mbetur të sezonit. Antonio Rudiger Për më tepër, preferenca e trajnerit Xabi Alonso për lojtarë më të rinj mund të ndikojë negativisht në mundësinë e tij për të mbetur pjesë e skuadrës. Në të njëjtën kohë, edhe kontrata e David Alaba skadon vitin e ardhshëm dhe duket se ai nuk është në planet e klubit për të ardhmen. Për këtë arsye, Real Madrid është duke kërkuar përforcime në mbrojtje, me disa emra të njohur që janë në listë si Dayot Upamecano, Ibrahima Konate dhe Marc Guehi./ Telegrafi