85 ndryshime në 16 ndeshje: Rooney kritikon rotacionin e Marescas te Chelsea

Ish-kapiteni i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, u ka bërë thirrje lojtarëve të Chelseat që të sfidojnë ndryshimet e shpeshta të trajnerit Enzo Maresca në ekip, pas vendimit të italianit për të bërë shtatë ndryshime për barazimin 2-2 kundër Qarabag në Ligën e Kampionëve. Kjo shënon ndeshjen e pestë radhazi në të gjitha garat ku Maresca ka bërë të paktën shtatë ndryshime në formacionin e tij titullar, një strategji që Rooney beson se po prish kohezionin e ekipit. “Lojtarët duan të luajnë, duan të ndërtojnë marrëdhënie. Kur vazhdon të ndryshosh dhe të ndryshosh, atëherë lojtarët nuk do të jenë të lumtur”, ka thënë fillimisht Rooney. “Mendoj se kjo do t'u kthehet për t'i kafshuar. Nëse ata po marrin rezultate gjatë gjithë kohës, atëherë nuk mund ta vësh në dyshim, por nëse nuk marrin, duhet të bëhen pyetje". Komentet e Rooney vijnë në një kohë kur Chelsea ka bërë 85 ndryshime në 16 ndeshje këtë sezon, më shumë se çdo skuadër tjetër e Ligës Premier. Ai beson se është përgjegjësi e kapitenit Reece James dhe lojtarëve të tjerë me përvojë për të adresuar çështjen me Marescan. "Mendoj se shumica e klubeve tani kanë një grup udhëheqësish dhe si grup duhet të shkosh dhe ta pyesësh trajnerin". “Dëgjon njerëz që flasin për 'fuqinë e lojtarit', por kjo nuk është fuqia e lojtarit. Do të shqetësohesha nëse ekipi do të vazhdonte të ndryshonte. Nëse do të isha në atë grup [udhëheqësish], do t'u flisja shokëve të ekipit duke u thënë: 'Shikoni, nuk jam i kënaqur me këtë'”, përfundoi legjenda angleze. /Telegrafi/