Vdekja e fëmijës një vjeçare në Spitalin e Pejës, rasti po hetohet si "Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor"

Një person ka njoftuar se fëmija i tij (rreth një vit e gjysmë), pasi e kishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për shkak se kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore ka ndërruar jetë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 08:50 në rrugën “Nënë Tereza”, në Pejë. Tutje bëhet e ditur se sipas ankuesit, ai edhe me datën 05.11.2025 fëmijën e kishte dërguar për trajtim në spitalin e njëjtë dhe pas tretmanit ishte liruar në shtëpi. Vdes foshnja njëvjeçare, Spitali i Pejës del me njoftim “Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se fëmija i tij, rreth një vit e gjysme, pasi e kishte dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për shkak se kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë. Sipas ankuesit, ai edhe me datën 05.11.2025 fëmijën e kishte dërguar për trajtim në spitalin e njëjtë dhe pas tretmanit ishte liruar në shtëpi”, thuhet në raport. Ndërkaq, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/ Ndryshe, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar për vdekjen e një fëmije 1.5-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e datës 6 nëntor 2025, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta shpëtuar. Në komunikatën e spitalit thuhet se fëmija ishte pranuar fillimisht më 5 nëntor, rreth orës 22:15, me ankesa për të vjella. Pas trajtimit të ofruar, gjendja e tij ishte stabilizuar, ndaj ishte liruar nga spitali, me rekomandimin për monitorim nga afër dhe kthim për kontroll në rast përkeqësimi, përcjell Telegrafi. Sipas njoftimit, në mëngjesin e datës 6 nëntor, rreth orës 07:00, fëmija është sjellë sërish në gjendje të rëndë, me çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje. Ai është trajtuar menjëherë nga ekipi mjekësor me oksigjen dhe terapi mbështetëse, ndërsa ekipi i anesteziologëve ka kryer intubimin për shkak të përkeqësimit të gjendjes. “Pavarësisht masave reanimatore të ndërmarra me përkushtim dhe sipas protokolleve mjekësore, fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në orën 08:50”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/