Dyshohet se para 10 vitesh një burrë abuzoi seksualisht me një tjetër në Vushtrri, rasti raportohet në polici

Një rast i dhunimit seksual është kthyer në vëmendjen e autoriteteve në Kosovë, pas raportimit të një gruaje që ka dhënë deklaratë lidhur me një ngjarje të ndodhur dhjetë vite më parë, në vitin 2015, në qytetin e Vushtrrisë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, gruaja ka dëshmuar gjatë një interviste në Prokurori, duke deklaruar se një burrë kishte abuzuar seksualisht një person tjetër në atë kohë. “Vushtrri, 2015. Me 06.11.2025 dëshmitarja femër kosovare, gjatë intervistës në prokurori lidhur me një rast penal, ka deklaruar dhe dyshon se në vitin 2015 viktima mashkull kosovar është abuzuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/