Një e mitur ka raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga një person i moshës madhore. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 17:00, në Prishtinë. Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin si i dyshuar është intervistuar një person. “ Viktima femër e mitur, ka raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga i dyshuari i moshës madhore. Lidhur me rastin si i dyshuar është intervistuar një person, i cili pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/