I dyshuari A.I për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve në fshatin Golluboc të Malishevës, ndodhet aktualisht në gjendje stabile. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili ka treguar se i dyshuari është sjellë për trajtim nga policia dhe po i nënshtrohet të gjitha ekzaminimeve mjekësore të nevojshme. Në vendin e krimit u gjetën dy armë, policia jep detajet e fundit nga vrasja e dyfishtë në Golluboc “Gjendja e të plagosurit është stabile. Ai është sjellë për trajtim nga policia, do të kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme, dhe më pas do të transferohet në Klinikën Abdominale", ka deklaruar Syla. Hetimet për vrasjen e dyfishtë vazhdojnë, ndërsa i dyshuari mbetet nën mbikëqyrje mjekësore dhe në koordinim të plotë me organet e drejtësisë. / Telegrafi /