Paraqitja e shkëlqyeshme e sulmuesit Xherdan Shaqiri ia ka fituar atij një vend në 11-shen më të mirë të formacionit të javës për Ligën e Evropës. Shaqa shkëlqeu në fitoren 3-1 të Baselit ndaj FCSB, ku kontribuoi me dy gola e një asistim. Pas kësaj paraqitje maestrale, ylli nga Kosova u vlerësua me notën 9.6, si dhe zuri vend në formacionin më të mirë të javës. Formacioni më i mirë i javës nga SofaScore : Ederson; Malic, Skriniar, Graovac, Terzic; Bianco; Salzar, Shaqiri, Konstentelias, Gogorza; Duran. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) Kësisoj, Shaqa pavarësisht moshës po vazhdon të ketë rolin kyç në sukseset e Baselit si në Zvicër, ashtu edhe në Evropë./ Telegrafi /