Një person është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje verbale e kishte goditë me një mjetë të mprehtë një person tjetër. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:50 në fshatin Plementin, Obiliq. Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje verbale e kishte goditë me një mjet të mprehtë – thikë në dorë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. Ndërkaq, siç bëhet e ditur nga i dyshuari është konfiskuar mjeti- thika e cila dyshohet se është përdorë në rast. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/