Çeku: Kultura, pjesë thelbësore e jetës qytetare

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, takoi gratë e korit “Nexhmije Pagarusha”, të cilat thonë se emrin e morrën nga vetë ajo. Përmes aktiviteteve të tyre, artit, gjuhës e muzikës, ato promovojnë bashkëjetesën në kryeqytet. Në bashkëbisedim me gratë e korit, të cilat ushtrojnë në institutin “Yunus Emre”, Çeku shprehu se Prishtinës i duhen hapësira të denja për artisitët, duke qenë se kultura është dimension thelbësor i jetës së kryeqytetit.